Një tjetër pikë e platformës së kandidatit për bashkinë Këlcyrë, Hazbi Kasaj, që është komentuar në rrjetet sociale, ka qenë edhe hapja e shtëpive publike.

I ftuar në “Xing me Ermalin” në Tv Klan, Hazbi Kasaj tha se shtëpia publike është një institucion i legalizuar që i pret rrugën punës në të zezë të prostitucionit. Ai shtoi se nëse fiton bashkinë Këlcyrë do të hapë shtëpinë e parë publike dhe se ajo do të ketë 20-30 dhoma dhe do të jetë e kontrolluar nga mjekë. “Kur të inaugurohet shtëpia publike do të të ftoj ty”, i tha Kasaj drejtuesit të “Xing” Ermal Mamaqi.

Ermal Mamaqi: Një nga pikat e platformës tënde është hapja e shtëpive publike. Si mendon se do të ndikojë kjo në popull?

Hazbi Kasaj: Unë këtë kam vite që e them dhe jam i mendimit se nëse janë njerëzit me kulturë siç jam unë do të thotë që duhet ta pranojnë. Nëse ne nuk ecim drejt perëndimit, atëherë do të thotë që jemi vende të prapambetura, të izoluara dhe të pazhvilluara. Shtëpia publike është një institucion i legalizuar që i pret rrugën punës në të zezë të prostitucionit. Unë kam menduar të bëhet shtëpia publike e parë në bashkinë e Këlcyrës, e licencuar nga shteti. Të ketë 20 apo 30 dhoma, të jetë e kontrolluar nga mjekësia.

Ermal Mamaqi: Me 30 dhoma?

Hazbi Kasaj: Po, në mënyrë që nëse ka kërkesë të mos presin.

Ermal Mamaqi: Në shtëpitë publike do ketë vetëm vajza apo edhe meshkuj?

Hazbi Kasaj: Unë mendoj të jetë vetëm me femra. Nuk do ta zhvilloj më tej. Me meshkuj mund ta bësh ti Ermal.

Ermal Mamaqi: Unë? Pu pu pu. Kur të bësh inaugurimin do i ftosh këto çunat e orkestrës?

Hazbi Kasaj: Kur të bëhet inaugurimi do vish ti, do të të ftoj ty./tvklan.al