Kasëm Trebeshina, i lënë në harresë nga vendi i tij

Kasëm Trebeshina, i lënë në harresë nga vendi i tij

14:30 08/08/2016

90 vjetori i lindjes së një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë shqipe, Kasëm Trebeshina, u kalua thuajse në heshtje nga Ministria e Kulturës.

Institucioni i saj i varësisë, Biblioteka Kombëtare, u mjaftua me një ekspozite me libra, gjithnjë nëse mund të quhet e tillë.

E vendosur jo në sallën e dedikuar për ekspozita, por në korridorin hyrës, për Bibliotekën Kombëtare kaq vlen Kasëm Trebeshina, tre stenda dhe asnjë e dhënë tjetër për vizitorët.

Heshtjen e institucioneve të kulturës e thyen 13 studiues të veprës së tij, të mbledhur në një tryezë shkencore nga Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”.

Përpjekjes për të njohur, lexuar dhe vlerësuar një nga krijimtaritë më të veçanta të letërsisë bashkëkohore, i janë bashkuar edhe profesorë nga Tetova e Prishtina. Qindra kilometra rrugë për të mos lënë në harresë Kasëm Trebeshinën, sa është ende gjallë.

Ende sot një pjesë e konsiderueshme e veprave të Kasëm Trebeshinës mbeten të pabotuara. Janë 42 drama, 8 vëllime me poezi dhe 15 tregime, romane e novela. /TV KLAN

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori