Kryeministri Edi Rama ka vijuar t’i kërkojë kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që të japë llogari në lidhje me kasetën e masakrës së Krushës.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ai tha se nuk po e akuzon Bashën, por ky i fundit duhet të apë llogari pasi përfaqëson një parti që synon të vijë në pushtet. 

Rama tha se kjo gjë nuk po bëhet për politikë, por për detyrimin që Basha ka për t’u shpjeguar.

“Një përfaqësues i një familje, siç e ka gjithë gjithësecili, i një organizate, i një media, për më tepër një përfaqësues i një numri të caktuar qytetarësh dhe aq më shumë akoma përfaqësues i një partie politike, që për më tepër pretendon të qeverisë vendin, ka për detyrë të patjetërsueshme të mbajë qëndrime dhe të shikojë në sy njerëzit dhe të thotë atë se çfarë i takon në çështje të caktuara dhe në çështje që lidhe me të. Këtu nuk po flasim për punët private të askujt. Këtu flasim për një detyrim shumë të thjeshtë, që një lider ka, një drejtues, një përfaqësues ka, të shpjegohet dhe patjetër që në këtë rast unë jam, aspak i dëshiruar që këto akuza që nuk i bëj unë. Më thoni çfarë akuze po bëj unë, është por njerëz që s’i njoh fare të mos jenë të vërteta, por është detyrim i patjetërsueshëm, nuk mund të ngrihet duke më sharë mua, duke ngritur teori konspirative, as duke heshtur, as duke bërë bisht, as duke nxjerrë partinë të bëjë deklarata, se kjo është individuale.

Në pozicionin që unë kam, e kam detyrim t’i them shpjegohu, sepse nëse PS në kohën kur e ka drejtuar Nano nëse do kishte mbajtur një qëndrim të caktuar që bie ndesh me interes, gjë që nuk ka mbajtur dhe nëse sot më pyesnit, unë sot do jepja shpjegim megjithëse atëherë nuk e drejtoja unë PS. Edhe Basha duhet të thotë pse. Le ta thotë pse e ka votuar pro raportin e Dick Martyt-, pse bashkë me LSI votuan pro, le ta thonë. Këto janë thjesht në funksion të detyrës që kam, dhe të tjerat që kjo po përdoret për zgjedhke  që këto janë politike, që po kërkohet të përfshihet Kosova në fushatë në Shqipëri janë dokrra”./tvklan.al