Në ndeshjen e fundit të javës së 18 të Superligës, Kastrioti mundi Kukësin në ndeshjen e zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës.

Krutanët fituan 1-0 me golin e Da Silva të shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë.

Që prej minutës së 73′, Kastrioti luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shkallës.

Skuadra e Ramadan Ndreut u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se Kukësi dhe Tirana.

Edhe në fazën e parë, Kastrioti kishte fituar 1-0 me Kukësin.

Tv Klan