Kastrioti befasoi Flamurtarin duke e mundur me rezultatin 1 – 0 në Krujë në takimin e javës së 15 të Superligës.

Pikë të vlefshme për krutanët që kalojnë Kamzën në renditje edhe pse janë ende në zonën e rënies nga kategoria.

Nga ana tjetër Kamza po të dielën arriti një barazim pa gola në fushën e vështirë të Laçit. Superliga kryesohet nga Partizani pas fitores 2 – 1 në derbin me Tiranën të premten. Të kuqtë kanë 4 pikë më shumë se Skënderbeu që u mund të shtunën në shtëpi me rezultatin 1 – 0 nga Teuta.

Tv Klan