Kastrioti mundi me rezultatin 2 – 1 Skënderbeun në Fushë Krujë, duke marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën. Një sukses i vendosur në kohën shtesë me golin e Roger.

Bledar Devolli, trajner i Kastriotit:

Ky është fryti i punës në fazën përgatitore, fituam ndaj një ekipi të fortë

.

Skënderbeu me këtë disfatë i çon në 6 humbje radhazi në kampionat. Ky takim pati një incident pasi disa futbollistë të ekipit korçar u dhunuan ku po hynin në stadium, ndërsa klubi kërkoi dënoi këtë akt duke kërkuar që personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë.

Në reagimin e Skënderbeut kërkohet merren masa ndryshe do të rishikohet vazhdimi i garës deri në fund. Kukësi fitoi 2 – 1 ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë duke u afruar me Partizanin. Pikët e para të ekipit të Armando Cungut ndaj atij të Ilir Dajës për këtë sezon.

Et’hemi shënoi për miqtë, ndërsa Pollozhani barazoi përkohësisht rezultatin. festave e vendasve zgjati pak pasi Rroca, afrimi i merkatos së janarit, ishte përcaktues suksesin e Kukësit me golin e tij. Java e 20 nisi të premten me përballjen Tirana – Teuta që u mbyll në barazim 1 – 1.

Tv Klan