Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont i ka kthyer përgjigje Kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy për të sqaruar pavarësinë e rajonit. Në letrën e tij, Puigdemont nuk ka saktësuar sërish çështjen e pavarësisë, duke bërë thirrje për dialog.

“Pezullimi i mandatit politik të dalë nga referendumi i 1 Tetorit tregon vullnetin tonë të fortë për të gjetur zgjidhje dhe jo konfrontim. Gjatë dy muajve të ardhshëm, objektivi ynë kryesor është t’ju sjellim në dialog”, ka thënë ai.

Madridi zyrtar i kishte lënë afat ditën e sotme Katalonjës për të sqaruar pavarësinë, ose në të kundërt Presidenti Puigdemont do të mbante përgjegjësi penale për deklaratën e tij. Javën e kaluar, Presidenti i Katalonjës e pezulloi pavarësinë, duke thënë se e njeh rezultatin e referendumit për shkëputje nga Spanja, por duhet të një dialog me qeverinë spanjolle.

BBC raporton se ka gjasa që Spanja të zgjasë afatin deri të enjten që Presidenti i Katalonjës të ndryshojë mendim për shpalljen e pavarësisë. Referendimi i Katalonjës është cilësuar i paligjshëm pasi Gjykata Kushtetuese e Spanjës nuk e kishte aprovuar.

/tvklan.al