Katar 2022, kampionati i gjelbër





Katar 2022, kampionati i gjelbër

21:51 13/08/2022

Katari po përdor teknologji për mbrojtjen e mjedisit dhe pajisje që kursejnë energjinë nëpër objektet e stadiumet ku do të zhvillohet Kupa e Botës, me synimin e mbajtjes së një ngjarje sportive të gjelbër dhe me karbon të ulët.

Projektimi dhe ndërtimi i tetë stadiumeve për Kupën e Botës ndoqi konceptin e konsumit të ulët të energjisë dhe përdorimit të materialeve të riciklueshme.

Në mënyrë të veçantë, shumica e stadiumeve kanë një shtresë izolimi termik me nano-materialeqë luan rol për izolimin termik. Sistemi i ajrit të kondicionuar i stadiumeve gjithashtu zbaton teknologjinë e ftohjes të zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Katari për të kontrolluar automatikisht temperaturën në zona të ndryshme. Konsumi i energjisë i energjisë i këtij sistemi është i barabartë me një të pestën e terminalit të aeroportit me të njëjtën madhësi.

Fusha e stadiumit ka teknologjinë e shkripëzimit të ujit të detit dhe mbledhjes së ujit të shiut, me një kombinim të një sistemi inteligjent ujitjeje, duke kursyer rreth 40 për qind të ujit të freskët të konsumuar nga fushat tradicionale.

Albara K. Abukeshek është zëvendësmenaxherja e stadiumit Lusail, stadiumi kryesor i këtij Kampionati Botëror.

“Ne arritëm të kemi sukses në shumë aspekte të vlefshme inxhinierike që reduktuan kërkesën për energji jo vetëm për një aktivitet të vetëm, (por gjithashtu) për gjithçka, për shembull, ujin e ndotur. Në këtë mënyrë ne vendosën kontroll mbi ujin e pijshëm dhe përdorimi i teknoloigjisë së përparuar në mundëson konservimin e tij”.

Katari gjithashtu i kushton rëndësi të madhe shfrytëzimit të stadiumeve pas Kupës së Botës. Stadiumi 974 bëhet i pari në historinë e kompeticionit që çmontohet plotësisht. Ai është ndërtuar duke përdorur 974 kontejnerë dhe module çeliku. Pas Kupës së Botës, stadiumi do të çmontohet tërësisht dhe të gjithë kontejnerët së bashku me sediljet e lëvizshme do t’u dhurohen vendeve në nevojë. Në disa stadiume të tjera do të çmontohen disa ulëse pas Kupës së Botës për të shmangur mbetjet.

“Stadiumi Al Janoub është projektuar të ketë një kapacitet prej 40,000 vendesh dhe do të çmontohet pas Kupës së Botës duke ja ulur kapacitetin nga 40,000 vende në 20,000,” tha Ëilliams Campo, menaxher i operacioneve të stadiumit Al Janoub.

Përsa i përket transportit, Katari inkurajon banorët, përfshirë tifozët, të përdorin transportin publik. Gjatë Kupës së Botës do të funksionojë një flotë e re prej 700 mjetesh elektrike.

“Jemi përpjekur të konvertojmë të gjithë flotën tonë të autobusëve dhe automjeteve të tjera duke i zëvendësuar me mjete ekologjike. Siç mund ta shihni në rrugë, në muajt e fundit, shumë nga autobusët e transportit publik janë zëvendësuarme autobusë elektrikë. Nuk ka zhurma dhe janë shumë më të lehtë për t’u mirëmbajtur”, tha Ahmed Al Obaidly, shefi operativ i Kompanisë Kombëtare të Transportit.

Kupa e Botës në Katar do të nisë më 20 Nëntor.

Klan News













Të ngjashme