Numri i viktimave nga zjarri apokaliptik në Kaliforni është rritur në 25, sipas zyrtarëve amerikanë. Katërmbëdhjetë trupa të tjerë u zbuluan pranë qytetit të shkatërruar Paradise, në veri të vendit. Kjo e çoi numrin e viktimave në 23. Ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën nga flakët e zjarrit në Malibu.

Rreth 250 mijë banorë janë detyruar që të braktisin shtëpitë për të shmangur flakët e zjarrit që janë përhapur në 3 vatra në shtetin e Kalifornisë. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka thënë se për zjarret duhet të fajësohet menaxhimi i dobët i autoriteteve të pyjeve. Flakët e zjarrit janë favorizuar edhe nga erërat e forta, duke bërë që të përhapen me shpejtësi. Ndër qytetet ku është urdhëruar evakuimi i popullsisë, është edhe Thousand Oaks, qytet ku një person i armatosur vrau 12 persona më 7 Tetor.

Pamjet e pasqyruara nga mediat amerikane tregojnë situatën e rëndë në qytetin Paradise. Qielli i mbushur me re të mëdha tymi, aq sa mbulonin edhe rrezet e diellit. Zjarrfikësit thonë se po shpresojnë që të vendosin nën kontroll flakët, tani që është ulur shpejtësia e erës. Zjarri i madh filloi në Pyllin Kombëtar të Plumas në veri të Sacramento dhe shumë shpejt përfshiu qytetin Paradise.

/tvklan.al