Menjëherë pas lajmit se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton, janë në pritje të fëmijës së tretë, britanikët nuk i rezistuan pasionit të tyre, kuotimit në baste për emrin dhe gjininë e fëmijës së ardhshëm.

Kompanitë e basteve renditën një listë me 10 emra në total, të gjithë emra tradicionalë britanikë, madje disa prej tyre, edhe nga paraardhës të familjes mbretërore.

Nëse fëmija e tretë i William dhe Kate do të jetë një princeshë, emri më i mundshëm është Elis (Alice), vlerësojnë bastet, duke u ndjekur nga Elizabet, Victoria, Alexandra dhe Meri (Mary).

Nëse do të jetë princ, emri më i mundshëm është James, i ndjekur nga Arthur dhe Phillip. Kate dhe William janë prindër të dy vogëlushëve, princit George dhe princeshës Charlotte. Deri në lajmërimin e gjinisë së fëmijës së tretë, mbetet vetëm t’i besojmë fatit…/Tv Klan