Mund të konsiderohet Mbretëresha e ardhme, por Kate Middleton është një nënë si të gjithë të tjerat, e përkushtuar dhe që bën një jetë normale.

Burime pranë Dukeshës së Cambridge thanë për prestigjiozen “People” se 38-vjeçarja ka një jetë shtëpiake mjaft të zënë duke u kujdesur për mbarëvajtjen e fëmijëve të saj Princit George 7-vjeçar, Princeshës Charlotte, 5-vjeçare, si dhe vogëlushit 2-vjeçar Louis.

“Kur Kate është me ta, pa praninë e kamerave apo në qetësi, do të vini re sesa vetëbesim ka dhe se sa nuk i llaston ata. Fëmijëve u tregohet vendi nëse nuk sillen mirë”, tha burimi.

Dhe brenda mureve të shtëpisë, Dukesha është me kostume sportive, flokë të kapura bisht dhe shumë-shumë pak make up.

Shpeshherë, kur dërgon fëmijët në shkollë, Kate kërkon falje për vonesën dhe synon që fëmijët e saj të jenë me këmbë në tokë.

Ndihma më e madhe e saj është dadoja Spanjolle Maria Borrallo, të cilën e ka punësuar qysh se fëmija i parë George ishte 8 muajsh. Dhe të mos harrojmë stilisten/asistenten personale të saj, Natasha Archer.

Kate i konsideron këto dy gra si krahu i saj i djathtë./tvklan.al