Kate Middleton dhe Princi Harry janë zyrtarisht në Youtube



Kate Middleton dhe Princi Harry janë zyrtarisht në Youtube

23:36 06/05/2021

Anëtarët e familjes mbretërore britanike postuan videon e plotë ditën e sotme

Një ditë pas njoftimit me anë të një videoje të shkurtër 25-sekondëshe, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë videon e plotë, një bisedë midis Kate dhe disa prej finalistëve në projektin e saj të fotografisë Hold Still.

Videoja e titulluar “Shielding Mila—Hold Still”, tregon Kate duke folur me një 4-vjeçare, Mila Sneddon dhe mamanë e saj, Lynda, nga Falkirk, Skoci. Gjatë karantinës së parë në Britani, Mila u izolua në shtëpi me Lynda-n, ndërsa babai dhe e motra qëndruan diku tjetër për të minimizuar rrezikun e infektimit pasi Mila trajtohej me kimioterapi për leuceminë.

Mila është ylli i videos, pasi i përgjigjet në telefon duke thënë “Mirëmëngjes, Madhëria juaj!” dhe më pas e pyet Kate “A ke veshur kostum?”, pyetje së cilës Dukesha i përgjigjet se jo.

4-vjeçarja gjithashtu i thotë Kate gjithë krenari “i di të gjithë emrat e fëmijëve të tu!”, duke reshtuar më pas emrat e të vegjëlve mbretërorë.

Kate i thotë “Louis është rritur shumë tani. Është shumë i shpejtë kur vrapon ose me scooter-in e tij. Është shumë i shpejtë. Mezi ia dal me të“. /tvklan.al







Të ngjashme