Ndonëse familja mbretërore po kalon një krizë të fortë që pas vendimit të Princ Harry dhe bashkëshortes së tij për tu larguar nga detyrat, jeta e pjesëtarëve të tjerë vazhdon normalisht.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton vizitoi sot se bashku me bashkëshortin, Princin William, Bradford. Ajo u shfaq me një veshje tejet elegante, me një pallto të gjatë ngjyrë ulliri dhe një fustan i cili kushton vetëm 15 paund.

Komentet nga kritikët e modës kanë qenë nga më të mirat, duke e cilësuar dukeshën 38-vjeçare plot sharm. /tvklan.al