Mediat britanike: Dukesha prej dy muajsh nuk shfaqet në publik

Dukesha Kate Middleton mund të jetë sërish në pritje të ëmbël. Ky është  thashethemi që po diskutohet gjerësisht në mediat britanike rozë dhe që ka pushtuar  të gjithë botën. E gjithë kjo ka pikënisjen nga mungesa e Dukeshës në publik.

 Kanë kaluar tashmë 60 ditë që Kate Middleton ka bërë paraqitjen e saj të fundit publike, që nga nata e famshme e 11 Korrikut gjatë finales të kampionatit Europian, Euro 2020, ku Anglia ndeshej me Italinë. Të gjithë gazetarët janë vënë në lëvizje për gjetjen e lajmeve ndonëse nga pallati mbretëror nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë fakt.

DUBLIN, IRELAND – MARCH 04: (EMBARGOED FOR PUBLICATION IN UK NEWSPAPERS UNTIL 24 HOURS AFTER CREATE DATE AND TIME) Prince William, Duke of Cambridge and Catherine, Duchess of Cambridge visit the Teagasc Animal & Grassland Research Centre in Grange, County Meath on March 4, 2020 near Dublin, Ireland. The Duke and Duchess of Cambridge are undertaking an official visit to Ireland at the request of the Foreign and Commonwealth Office. (Photo by Max Mumby/Indigo/Getty Images)

Kate dhe William nuk e kanë fshehur asnjëherë dëshirën e tyre për një familje të madhe. Gjatë shtatëzanive të mëparshme Kate ka patur probleme dhe kjo i ka futur në ankth të gjithë adhuruesit e çiftit mbretëror në lidhje me shëndetin e saj.

Ndërkohë në një deklaratë të tyre të mëparshme Princi William dhe Kate deklaruan po përpiqen të rrisin fëmijët e tyre sa më normalë që të jetë e mundur dhe jashtë influnecës së statusit së tyre dhe të të qenurit pjesë e familjes mbretërore.

Klan News