Dukesha është detyruar të anulojë të gjitha angazhimet e saj 

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është vetëizoluar dhe ka anuluar angazhimet e saj pasi dikush me të cilin ajo ra në kontakt doli pozitiv për COVID-19.

Ky lajm është konfirmuar dhe nga zyra e saj .

“Javën e shkuar Dukesha e Kembrixhit takoi një person që ka rezultuar më pas pozitiv me COVID-19. Ajo  nuk po përjeton ndonjë simptomë, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe po izolohet në shtëpi“, tha një zëdhënës i pallatit Kesington.

Kate, gruaja e Princit William, mori pjesë në  disa ngjarje javën e kaluar  ku më i rëndësishmi ishte ai i kampionatit të  tenisit Wimbledon .

Vetë William u infektua me koronavirus Prillin e kaluar, në të njëjtën kohë kur babai i tij, trashëgimtari i fronit Princi Charles ishte me COVID-19, por të dy e kaluan pa pasoja të rënda.

Klan News