Kate Moss drejt altarit – TV KLAN

Kate Moss drejt altarit

Modelja prej 4 vitesh e dashuruar me Nikolai Von Bismarck

Për Kate Moss, mosha mesa duket është thjesht një numër. 45-vjeçarja po planifikon të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me Nikolai Von Bismarck, i cili është 13 vite më i vogël.

Modelja dhe i dashuri i saj sipas burimeve do të martohen brenda kësaj vere, teksa ai ka zgjedhur një propozim tradicional dhe dasmë në kishë.

Çifti është është së bashku që prej vitit 2015,  dhe janë munduar ta mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut duke mos folur në media për këtë romancë. Kjo nuk do të jetë martesa e parë për Kate Moss. Ajo ka qenë e martuar me Jamie Hince me të cilin ka edhe një vajzë.

Tv Klan

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*