Kate Moss vijon të jetë mbretëresha e modelingut. Supermodelja 43 -vjeçare ndodhet në Capri të Italisë ku është fotografuar topless.

Ajo u zbulua në moshën 14- vjeçare për tu transformuar me shpejtësi në një nga supermodelet më të famshme në botë. Dhe Kate Moss tregoi se qielli ishte akoma limiti.

Fotot provokuese të britanikes 43- vjeçare u shkrepen teksa modelja po hipte në një helikopter në Capri të Italisë.

Aparati fotografik nuk u ndal deri sa helikopteri u ngjit plotësisht mbi bregun Amalfi. E shfaqur topless vetëm me një xhaketë të bardhë gëzofi dhe xhinse, imazhet bënë xhiron e botës.

Kate Moss prej pak ditësh po qëndron në ishujt Capri, vend i zgjedhur nga Yves Saint Lauren për të xhiruar spotin e ri publicitar të linjës së parfumeve.

Prej vitesh supermodelja është e përzgjedhura e markës franceze për linjën e parfumeve.

Tv Klan