Kate Moss është imazhi i ri i linjës së veshjeve “SKims” nga Kim Kardashian. Lajmi u bë publik nga vetë ylli 40-vjeçar, Kim, në një postim në InstaStory ku ajo tregoi edhe historinë ps këtij bashkëpunimi.

Njoftimi erdhi dy javë pasi ato udhëtuan së bashku për në Vatikan, në shoqërinë e vajzës së Kate, Lila.

Ju prezantoj Kate Moss për ‘SKims’. E kam takuar Kate për herë të parë në vitin 2014 nëpërmjet Ricardo Tisci-t dhe u çudita menjëherë nga humori i saj lozonjar, bukuria klasike dhe autentike – jemi mikesha prej asaj dite!”, shkroi Kim në një foto ku supermodelja shfaqej e veshur me koleksionin e saj.

Ndërsa në një foto tjetër të postuar nga Kim ku Moss ishte topless me dorën që i mbulonte gjoksin dhe e veshur me streçe të zeza të linjës, Kardashian shkroi:

Ajo është ikona e modës. Përkufizon një brez të tërë me stil dhe e kam për nder që është fytyra e re e ‘SKims’ për Verën!”

Kim ka folur edhe herë të tjera për konsideratën dhe frymëzimin që merr nga supermodelja. Ajo i është referuar si “ikona” e saj dhe ka pranuar se e ka imituar shpesh në stilin e të veshurit./tvklan.al