kateMe sa duket ora e plakjes, po afron për të gjithë. Kohët e fundit, ish-supermodelja Kate Moss, e cila sapo ka mbushur 40 vjeç, nuk dëshiron të fshehë vitet në paraqitjen e saj dhe shenjat e plakjes, në pjesë të ndryshme të trupit. Duke fillur nga fytyra.

E pranishme në Opera House në Londër, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jami Hince, Kate nuk është paraqitur rrezatuese si gjithmonë. Fytyra e saj dukej e lodhur e me rrudha.

Por kjo nuk është e gjitha. Mediat rozë nuk kanë humbur rastin të publikojnë disa foto të Kate, pak javë më parë gjatë pushimeve të saj në Saint Bart, ku dukshëm binte në sy se ish-supermodelja e ka lënë veten pas dore prej shumë kohësh.

K.Petro/tvklan.al