Tashmë është 44 vjec, ka patur një karrierë të suksesshme dhe zotëron një agjenci modelingu të veten. Shumë për të besuar se hapat që Kate Moss ka ndjekur kanë qënë përherë të duhurit për ta çuar aty ku është sot, por supemodelja ka rrëfyer në një intervistë për NBC se të pozonte topless nuk i ka pëlqyer kurrë dhe se e ka bërë nën presion.

Kate ka treguar se ka punuar fillimisht me një fotografe grua dhe më pas setin topless për Calvin Klein në 1993 e ka realizuar me ish të dashurin e saj fotograf.

Moss është shprehur se do ta mbështeste vajzën e saj nëse do të dëshironte të futej në rrugën e modelingut, por nuk do ta lejonte kurrë atë të pozonte topless, për t’i evituar ndjesinë që ka patur vetë dhe trysninë pas publikimit të atyre fotove.

Këshillat jo vetëm për vajzën e saj por edhe për të gjitha modelet e reja:

“Të mos bëjnë asgjë që ato nuk kanë dëshirë ta bejnë”.

Tv Klan