Kategoria : Klan Arkiva

  • Lajme Arkiva – Kur “prangoseshin” Met Bega dhe Osman Mula (19 tetor 1998)

    Si të duket vetja Met? Met Bega: Jam i pafajshëm. Osman Mula: Po përgatitna për koncertin e Vitit të Ri. Met Bega: Na kanë arrestuar që të mos bëjmë gjë, që mos të dalë gjë koncerti. Osman Mula: Paret e vjetshme akoma s’janë dhënë. Met Bega: Paret e vjetshme...
  • Sali Berisha, konferencë për shtyp (24 tetor 1998)

    “Partia Socialiste synon të ushtrojë një diktat të pakicës ndaj shumicës” – kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp. Parashikimi i tij duke u nisur nga këto kushte, është një Shqipëri pa Kushtetutë. Më pas ai vuri në dukje se në një...
  • Bota, Arafati, Pinoceti, Al Fajed (24 tetor 1998)

    Arafat dhe Netanjahu kanë firmosur sot një marrëveshje që vë në lëvizje procesin e paqes. Klinton ka investuar kohë, para dhe energji për të arritur këtë marrëveshje dhe i ka premtuar financime si Izraelit dhe Palestinës. Çështja e Pinocetit vazhdon të ndajë Kilin dhe të rihapë plagët e shkaktuara...
  • Seanca gjygjësore e Zani Caushit (24 tetor 1998)

    Zani  Caushi dhe shokët e tij që akuzohen se kanë qënë pjesë e një bande të armatosur, u përballen sot në seancën gjygjësore me gjashtë deshmitarë të thirrur nga organi akuzës. Vetëm dy prej tyre kanë akuzuar Zani Caushin se është autor i vrasjes së dy personave por është...
  • Republikanët , konferencë për shtyp (24 tetor 1998)

    Në një konferencë per shtyp  kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thote se nëse Kushtetuta do të marrë votën e më pak se 50 për qind të zgjedhësve atëherë zgjedhjet e reja do të ishin të domosdoshme. Sipas kreut republikan Mediu një votim i tillë do të kërkonte një...
  • Në tregun e mallrave të Tiranës mungon rendi (24 tetor 1998)

    Tregu më i madh i Tiranës prej kohësh ndjen mungesën e rendit dhe të rregullit. Në kryqëzimin kryesor mungojnë semaforet dhe policët e qarkullimit rrugor dhe se githçka zgjidhet mes shoferëve.Tregtarët shprehen se policia nuk e bën siç duhet punën e saj çka sjell trafik të rënduar dhe rrezikim...
  • Kosova, ultimatumi i NATO-s (24 tetor 1998)

    Forcat serbe të sigurimit dhe kryengritësit shqiptarë po pozicionohen për luftime të reja në disa pjesë të Kosovës, pavarësisht nga ultimatumi i NATO-s. Të  dyja zonat duket se po bashkojnë forcat duke përfshirë dhe zonen e Malishevës. Ndërkohë në krahinën shqiptare po vazhdon shpërndarja e ndihmave humanitare. Sipas statistikave...
  • Gjyqi i francezit Klod Sheik Ben Abdelkader (23 tetor 1998)

    Pamje nga seanca gjygjësore e francezit Klod Sheik Ben Abdelkader, pamje nga Gjykata e Tiranes.   Francezi i myslimanizuar Klod Sheik Ben Abdelkader u paraqit para Gjykatës së Tiranës i akuzuar për vrasjen e studentit shqiptar, Leonard Vangjeli. Gjatë seancës ka dëshmuar vetëm Ilirjan Omari vjehrri i Besnik Sinanit,...
  • Intervistë – Fadil Canaj (23 tetor 1998)

    Intervistë me zotin Fadil Canaj i cili flet për emërimet e dy zëvëndësministrave në Ministrinë e Rendit Publik. Në Ministrinë e Rendit Publik ka dy zëvëndësministra me vendim të fundit të Qeverisë. Është emëruar zoti Ilirjan Celibashi, zëvëndësminister për Rendin Publik. Këto dy zëvëndësministra do të kenë drejtime të...
  • Hill – Majko (23 tetor 1998)

      Pamje e takimit të Ndërmjetësit Amerikan, Kristofer Hill me Kryeministrin Pandeli Majko para gazetarëve. Pas takimit Majko dhe Hill kanë dalë para gazetarëve. Ambasadori amerikan Kristofer Hill u shpreh se në marrëveshjen e fundit me Milloshevicin janë bërë hapa përpara në drejtim të zgjidhjes së konfliktit ne Kosovë....
  • Partia Demokratike konference shtypi (23 tetor 1998)

    Partia Demokratike denoncon pushimet nga puna të nënpunësve që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit. Sekretari i demokratëve Ridvan Bode theksoi se deri tani partia e tij ka kërkuar një qeveri teknike. Sipas tij përsa i përket dialogut ai do të bëhet i mundur vetëm nëse...
  • Presidenti dekoron akademikët (23 tetor 1998)

    Presidenti Rexhep Mejdani i dorëzon dekretin për miratimin e statusit të Akademisë së Shkencave kryetarit të saj Prof.Ylli Popa. Presidenti Rexhep Mejdani ka uruar akademikët në ceremoninë e dorëzimit të dekretit për miratimin e statusit të Akademisë së Shkencave. Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Ylli Popa e quajti...
  • 100 vjetori i Ejzenshtejn (23 tetor 1998)

    Në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës është festuar 100 vjetori i themeluesit të kinemasë, regjisorit Sergej Ejzenshtejn nga Drejtoria e Arkivit të Filmit. Synimi i Arkivit të Filmit bashkë me drejtoreshën e tij Natasha Lako është që t’i bëjë të njohur publikut kryeveprat e filmit. Kritikat Ejzenshtejn e...
  • Kristofer Hill në Tiranë (23 tetor 1998)

    Takimi në Tiranë i Ndërmjetësit amerikan Kristofer Hill me Presidentin Rexhep Mejdani dhe Kryeministrin Pandeli Majko. Ndërmjetësi amerikan, Kristofer Hill, ka mbërritur në Tiranë. Hill ka siguruar Presidentin Mejdani se tërheqja e trupave serbe nga Kosova do të kryhet nën vëzhgimin e OSBE dhe avionëve të NATO-s. Presidenti Mejdani...
  • Vox-pop,taksa për Policinë (05 tetor 1998)

    Pamje nga qytetarët duke u intervistuar në Tiranë./tvklan.al...
  • Grupet parlamentare (21 tetor 1998)

    Pamje nga mbledhja e Kryesisë së Parlamentit me komisionin kushtetues dhe kryetarët e grupeve parlamentare.   Presidenti do të zgjidhet me tre të pestën e votave të deputeteve në pesë raunde votimesh. Nëse ky Parlament nuk e zgjedh Presidentin kjo e drejtë i lihet Parlamentit pasardhës. Ky ka qenë...
  • Uzina Traktori (21 tetor 1998)

    Pamje nga Uzina Traktori brenda dhe jashtë, pamje nga inagurimi i traktorit të parë shqiptar. Pamje nga repartet e ndryshme, kovacane, sharrës, pamje të ambienteve të zëna nga familjarë.   Ka disa kohë që Uzina Traktori në periferi të Tiranës nuk e ka lavdinë dhe emrin e dikurshëm, pasi...
  • Transferimi nga burgjet greke (21 tetor 1998)

    Në intervistën e dhënë, Agim Nezaj, shprehet se krahas marrëveshjes që është nënshkruar janë bërë dhe takime midis homologëve të dy Ministrive të Drejtësisë, por natyrshëm kjo kërkon një procedurë e cila si padashje jemi te dëtyruar për të zbatuar proceduren ligjore për t’ju përshtatur ligjit. Gjatë kësaj procedure...
  • Shpërthim eksplozivi në lokal (21 tetor 1998)

    Pamje nga lokali i shkatërruar nga një shpërthim eksplozivi.   Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka hedhur në erë mbrëme vonë një nga lokalet përballë Selisë së Partisë Demokratike. Nuk ka patur viktima në njerëz por ndërtesa  është shkatërruar plotësisht. Sipas policisë janë gjetur një automatik, një mitraloz i...
  • Ofertat për komandot (21 tetor 1998)

    Pamje të Kryeministrisë, Kuvendit Popullor, bulevardi, ushtarë me arme në dorë në detyrë.   Ka filluar krijimi i repartit special të forcave komando që do të luftojnë bandat kriminale dhe terroriste. Janë bërë ofertat përkatëse për komandot dhe kanë filluar të shënohen emrat e parë. Rreth 150 të rinj...
1 2 3 5
Emisione