Kategoria : Kosova

  • Haradinaj: Në ditët dhe javët në vazhdim gjithçka është e mundur

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e përjashtoi të enjten mundësinë e ndryshimeve në skenën politike, për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Udhëheqësit e institucioneve u takuan të enjten me ambasadorin amerikan, Philip...
  • Kosova aplikon sërish për në Interpol

    Pas dështimit për t’u anëtarësuar në organizatën e Interpol Nëntorin e kaluar, Kosova aplikuar sërish. Në rivotimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it e cila u mbajt në Dubai, Kosova mori 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Por kjo nuk ndaloi Kosovën që të tërhiqet...
  • Veseli: Nuk ka mbrojtje të territorit pa politika të mençura euroatlantike

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, tha se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë i përjetshëm. Gjatë homazheve që i bëri te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Prishtinë, Veseli tha se qytetarët e Kosovës...
  • Ambasadori amerikan takon Thaçin dhe Haradinajn

    Nuk qëndroi gjatë ambasadori amerikan Filip Kosnet, në takimin me krerët më të lartë të shtetit kosovar në Presidencë. Kërkesa e Uashingtonit për heqjen e tatimit 100% për importet serbe e bosnjake mendohet të ketë qenë subjekt i takimit, të cilin Presidenti Hashim Thaçi nuk preferoi të jepte detaje...
  • Kaos në politikën kosovare për dialogun dhe taksat

    Presidenti Thaçi publikon letrën që ia ka dërguar Presidentit Tramp. Haradinaj i shkruan vendeve të Quintit. Ndësa Veseli kërkon suspendim të taksave. Opozita me kërkesa të tjera. Tre udhëheqësit e institucioneve kryesore të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli, nuk duket se...
  • Verifikimet për serbët e “papërshtatshëm” të Kosovës

    Ndalimi dhe intervistimi i politikanëve të caktuar serbë në vendkalimin kufitar në Merdare nga ana e organeve serbe, ka për qëllim frikësimin e kundërshtarëve politikë të Listës Serbe dhe e gjithë kjo nuk shkon në favor të bashkësisë serbe, e as vetë shtetit të Serbisë, vlerësojnë përfaqësues të serbëve...
  • Koalicioni qeverisës në Kosovë takim për taksën ndaj Serbisë

    Për më shumë se 2 orë, krerët e koalicionit qeverisës në Kosovë zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm në Kryeministri. Në dalje, kreu i qeverisë Haradinaj, zëvendësat e tij Pacolli e Limaj dhe kryeparlamentari Veseli, nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat. Tema e mbledhjes së aleatëve në koalicion besohet se...
  • Haradinaj: Po na kërkohet të japim veriun për njohje nga Serbia

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se heqja e tarifës doganore për mallrat e Serbisë lidhet me njohjen e shtetësisë së Kosovës. “Nëse duan të rikthejnë tregun, ne e duam njohjen, nuk jam duke tepruar apo duke u prishur me ndonjë mik, ne po veprojmë...
  • Grevë në administratën publike në Kosovë

    Shumica e punonjësve të administratës publike në nivelin lokal dhe atë qendror në Kosovë, u hodhën në grevë njëorëshe të martën duke kërkuar nga qeveria ndryshimin e ligjit për pagat, përkatësisht nivelizimin e pagave me sektorë të tjerë publikë. Një nga kryesuesit e këshillit grevist, Ali Sefaj, tha se...
  • Thaçi i përgjigjet Trump

    Teksa zërat për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës po bëhen edhe më të shpeshta, presidenti kosovar Hashim Thaçi i shprehu homologut amerikan Donald Trump, angazhimin e tij për të bindur atë pjesë të klasës politike kosovare që po vështirëson arritjen e kësaj marrëveshjeje. Këtë e bëri të qartë...
  • Veseli: Taksa 100% të pezullohet me 120 ditë

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, propozon pezullimin me 4 muaj të taksës 100% për importet e Serbisë dhe të Bosnjes. Nëse pas 120 ditësh nuk ka një situatë të re, atëherë taksa do të hyjë sërish në fuqi, tha kryeparlamentari. Qëndrimi i tij erdhi pas takimit me...
  • Haradinaj shpalos kushtet për heqjen tarifave ndaj Serbisë

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur disa kushte për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, për anulimin e të cilave është vënë nën trysninë perëndimore. Në një dokument të publikuar në faqen e tij në facebook, kryeministri thekson se u ka dërguar një dokument ambasadorëve të pesë vendeve...
  • I jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit kosovar

    Në varrezat e kryeqytetit, të dielën u varros zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën nga një ortek në Brezovicë të shtunën në mesditë. Në hollin e Kuvendit të Kosovës janë bërë homazhe për të ndjerin. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i...
  • Ndahet nga jeta zv/ministri i Diasporës

    Ndërron jetë në moshën 40-vjeçari zv/ministri kosovar i Diasporës, Arian Daci, i biri i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci. Një ortek në pikën turistike në Brezovicë, e zuri poshtë duke i marrë jetën. Blloku i dëborës përfshiu edhe një person të dytë, i cili fatmirësisht arriti të mbijetojë. Ai...
  • Haradinaj nuk tërhiqet nga tarifa edhe pas thirrjes së SHBA-ve

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sërish për tarifën 100 përqind ndaj mallrave serbe duke përsëritur se pa njohjen e Kosovës nga Serbia edhe tarifa nuk do të shfuqizohet. “Nëse në Beograd thonë që kurrë nuk ju njohim, edhe ne nuk mund të përdorim fjalë tjetër. Nëse ai thotë se...
  • Lirohet ish-komandanti i UÇK-së

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi është liruar me kusht. Ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit të Provës të Kosovës deri më 30 Tetor 2020, raporton klankosova. Sylejman Selimi është arrestuar në Maj të vitit 2013 dhe u shpall fajtor për një vepër penale të...
  • A po hyn Kosova në krizë buxhetore?

    Përfaqësues të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të miratojë brenda afateve kohore Projektligjin për buxhetin e vitit 2019, i cili pas miratimit në parim më 21 dhjetor, ka mbetur ende pa u shqyrtuar dhe votuar për miratimin përfundimtar. Agnesa Haxhiu, monitoruese e punës së...
  • Kosova porosit Bosnjen: Tarifa 100% nuk hiqet

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se disa ekspertë, të deleguar nga drejtuesi i kësaj Ministrie do të jenë në Bosnje Hercegovinë për të marrë pjesë në një takim të thirrur nga autoritetetet e Bosnjës meqë këto...
  • Rezultate minimale në konfiskimin e pasurisë së paligjshme

    Organet përgjegjëse në Kosovë kanë shënuar rezultate minimale në aspektin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Sipas Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, për vitin e kaluar deri më tani është shënuar vetëm një rast i raportuar i konfiskimit të pasurisë, e...
  • Kryeparlamentari i Kosovës: Vendimet i marrim bashkë me SHBA

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një komunikate ka theksuar se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme,...
Emisione