Kategoria : Kronike

  • Aksident me vdekje, furgoni i merr jetën 30-vjeçarit që udhëtonte me motor

    Një aksident i ndodhur gjatë orëve të natës në Vlorë i ka marrë jetën, Edison Rahman  30-vjeç, nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:35 në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë, në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur “Ish-Gjykata e Vjetër”. 30 vjeçari, i cili ishte banues në lagjen “Partizani”...
  • Fushë-Krujë/Shpërthim tritoli në servisin e kompjuterave

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03.20 të mëngjesit në lagjen “Kastrioti” në qytetin e Fushë-Krujës. Tritoli është vendosur në një biznes lokal, një servis kompjuterash, që gjendet pranë qendrës së qytetit. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por gjatë shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Aktualisht...
  • Gjykata holandeze lë Frrokun në “arrest me burg”

    Një gjykatë në Amsterdam ka vendosur sot të lerë në “arrest me burg” Arben Frrokun, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Ai kërkoi lirimin, por deri në marrjen e një vendimi do të qëndrojë në qeli. Një zëdhënës i Prokurorisë së Amsterdamit tha...
  • Arrestohet pronari i shqiptarit të vrarë në Greqi

    Pronari grek i të riut shqiptar, që u gjet të hënën me kokë të prerë, është arrestuar nga policia, me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në një kamper që i përkiste atij, policia gjeti dy kallashnikovë, 9 karikatorë dhe 180 fishekë, si dhe një pistoletë të tipit Tokarev. Mediat...
  • Arrestohet 48 – vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

    Një 48 – vjeçar, i dënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme nga shërbimet e Policisë Kufitare në Tushemisht. Ai është Petrit Gjika, banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale, pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge. Burime...
  • Arrestohet presidenti i Kastriotit, dhunoi barbarisht gazetarin Eduard Ilnica për një shkrim

    Policia ndaloi presidentin e klubit të futbollit Kastrioti, Alban Vogli, i cili kanosi dhe dhunoi barbarisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica mbrëmjen e së hënës. Nga Spitali i Politraumës ku mori ndidhmën e parë mjekësore dhe po trajtohet aktualisht gazetari rrëfen momentin kur u sulmua nga 29 vjeçari Vogli dhe...
  • Skandal! Mbrojtëset në autostradë nuk u vunë se karburanti është i shefit të kabinetit të Haxhinastos

    Mbrojtëset anësore të autostradës Plepa – Golem, që u bënë shkak për vdekjen e dy fëmijëve në aksidentin e së shtunës, nuk janë vendosur për të favorizuar një karburant, i cili rezulton të jetë në pronësi të babait të një zyrtari të lartë në Ministrinë e Transporteve. Kjo pikë...
  • Aksident me vdekje, mjeti përplas këmbësorin

    Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Levan- Vlorë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit, pranë fshatit Nartë dyshohet se një automjet tip “BMV-X6” me targë: AA678MK ka përplasur një këmbësor për vdekje. Mësohet se viktima është...
  • “Grupi i Tafilit”, arrestohet 25 – vjeçari

    Një prej anëtarëve të bandës së vrasjeve me pagesë, të udhëhequr nga Admir Tafili dhe që ishte shpallur në kërkim nga policia, është arrestuar nga Policia Kufitare e Qafë – Thanës, në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit. 25 – vjeçari Klajdi Shermadhi, banues në Elbasan, është ndaluar pasi Gjykata e...
  • Foto/Karteli i drogës drejtohej nga një shqiptar

    Në miliona euro përllogariten fitimet e kartelit shqiptaro – grek të drogës, që u godit të dielën nga policia greke me kapjen e 700 kilogramëve kanabis në ishullin e Zakinthos. Organizata kriminale vepronte në Shqipëri, Greqi, Belgjikë, Maqedoni dhe Hollandë. Bosi i kartelit dhe financuesi kryesor i këtij rrjeti...
  • Merrej me aktivitet kriminal, prokuroria i sekuestron pronën në Himarë

    Tridhjetë e tre hektarë tokë është sekuestruar nga policia e Vlorës, pas një vendimi të prokurorisë së këtij rrethi. Ndërkohë ka filluar procedimi penal për veprat penale falsifikim dokumentesh dhe pastrim të parave për 57-vjeçarin Lefter Gjergji. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Gjergji këtë pasuri e ka...
  • Rrjedhja e gazit, shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në hyrje të qytetit e Lezhës, në një pikë karburanti. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit, ndërkohë që karburanti është përfshirë nga flakët. Me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse zjarri është vënën nën kontroll. Rrjedhja e gazit ka trembur fillimisht personat...
  • Kapen 45 kg marijuanë, pranga shqiptarit dhe 8 nigerianëve

    Dyzetë e pesë kg marijuanë dhe 60 mijë euro para cash janë sekuestruar nga policia italiane në Padova. Në këtë operacion janë 9 persona: 8 nigerian dhe një shqiptar. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Arrow”. Sipas medieve italiane ky është operacioni më i madh i zhvilluar gjatë kësaj...
  • Arrestohet fadromisti, plagosi rëndë 23-vjeçarin në tunelin e Moglicës  

    Një 50 vjeçar punonjës si manovrator me fadromë në brendësi të tunelit Moglicës  është arrestuar sot nga specialistët  e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Maliq, sepse ditën e djeshme, rreth orës 19.00 ka aksidentuar rëndë gjatë punës, një 23-vjeçar. Sipas policisë, Arjan Aliko, 50 vjeç, banues në...
  • Fshehën të ardhurat, tre në pranga

    Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin ngritur një skemë mashtruese duke fshehur të ardhurat. Në operacionin e koduar “Kontabilisti”,  në pranga kanë përfunduar: Hazbije Leka, 56 vjeçe, me profesion kontabiliste; Ramazan Leka, 57 vjeç, me profesion ekonomist dhe Xhevat Benxhaj, 55 vjeç, me detyrë administrator...
  • Video/ Përfundon ekspertiza për shqiptarin e therur, u qëllua më parë me çifte

    Autoritetet greke kanë përfunduar ekspertizën mjeko-ligjore të 26-vjeçarit shqiptar, që u gjet i vdekur dhe me kokë të prerë, të hënën në mëngjes në zonën e Igumenicës. Mediat e shtetit fqinj, që kanë siguruar raportin, shkruajnë se sipas autopsisë, shqiptari fillimisht ishte qëlluar me çifte, gjë që i solli...
  • Arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh një 24 – vjeçar

    Një 24 – vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kap me armë zjarri dhe municione pa leje, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte në Greqi. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Armando Begolli, banues në fshatin Menkulas të...
  • Foto/Konflikti brenda familjes alarmon policinë

    Policia e Tiranës është alarmuar pasditen e sotme pas një telefonate të mbërritur rreth orës 19:07, në sallën operative, ku është raportuar për një konflikt të ashpër tek rruga “Qemal Stafa”. Burime nga policia bëjnë me dije se janë dërguar menjëherë shërbimet policore, të cilat kanë ndërhyrë dhe ku...
  • Iu pre koka në Greqi, i riu shqiptar dyshohet i përfshirë në trafikun e drogës

    Një shqiptar është gjetur i vdekur në zonën e Gluki në veri të Greqisë , pranë Igumenicës, ndërsa mediat e shtetit helen flasin për një krim makabër. Shqiptari është i moshës 25-vjeç, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Trupi i pajetë është gjetur nga fermerë të zonës...
  • Taçi kërkon gjykim të shkurtuar

    Biznesmeni Rezart Taçi ka këkruar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës, ku është i pandehur për akuzën e mospagimit të taksave dhe tatimeve. Avokatët mbrojtës të Taçit janë përfaqësuar më një prokurë të posaçme të lëshuar nga ai dhe kërkuan zgjidhjen e çështjes në gjendjen ku ndodhen aktet....
Emisione