Kategoria : Lajmet Kryesore

  • Arrestohet i mbijetuari i atentatit

    Armando Sulejmani, personi në foto, është i mbijetuari i vetëm i atentatit të së dielës në Vlorë ku mbetën të vrarë Arjan Hasani dhe Orest Rexho. 43-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në Spitalin e Vlorës për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Policia gjatë kontrollit të kryer ndaj...
  • Sejko: Reduktojmë kreditë e këqija

    Gjatë një takimi në Maltë, në mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se banka po vijon me programin e saj të reduktimit të kredive me probleme. Në fund të vitit 2018-ë ky nivel zbriti në 11.1% të...
  • Thaçi e Vuçiç përplasen në Mynih

    Tensionet mes Kosovës e Serbisë u zhvendosën në Mynih, ku presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç morën pjesë në konferencën e sigurisë. Në qendër të debatit ishte pikërisht dialogu Prishtinë -Beograd. Në përpjekje për të sfumuar rolin e Kosovës, Vuçiç tha se kjo është një çështje mes shqiptarëve dhe...
  • Luiza Gega merr bronz në Stamboll

    Luiza Gega mori tjetër medalje pas të artës në 3000 metra në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura. Atletja shqiptare siguroi bronzin në Mitingun e Stambollit, por në 1500 metra. Koha e Luiza Gegës ishte 4 minuta, 9 sekonda e 58 të qintat në garën ku kishte edhe sportiste...
  • Dua Lipa më e nominuara në “Brits Awards”

    Ylli i popit Dua Lipa e ka botën nën këmbët e saj, pasi u kthye në artisten më të nominuar në “Brits Awards” për të dytin vit radhazi. Kështu nis shkrimi që e përditshmja “The Sun” i ka dedikuar 23-vjeçares shqiptare. Vetëm pak pasi u vlerësua me dy çmime...
  • Gert Gjinarari, lë qelinë e burgut të Drenovës

    45-vjeçari, Gert Gjinarari i dënuari me burgim të përjetshëm u la i lirë, pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit nga Prokuroria e Korçës. Gjinarari përfitoi liri me kusht nga Gjykata e Korçës në 14 Shkurt, por Prokuroria e mbajti edhe 48 orë të tjera në qeli, për shkak të...
  • Rama përjashton zgjedhjet e parakohshme

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane, Corriere della Sera ka thënë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa përsa i përket opozitës, Rama thotë se  është në krizë. Rama, shkruan Corriere, nuk i ka mohuar problemet e...
  • Lulzim Basha merr vendimin ekstrem

    Përpara mediave Lulzim Basha doli jo vetëm për të falenderuar protestuesit që siç tha ai i dhanë jetë një ndër protestave më të mëdha pas pluralizmit, por për t’i treguar shqiptarëve edhe vendimin ekstrem që do t’i propozojë forumeve më të larta drejtuese të Partisë Demokratike. “Dhuna kundër qytetarëve...
  • 15 të arrestuar për dhunën në protestë

    Për dhunën e një dite më parë në protestën e opozitës, policia arrestoi 15 persona. Aksioni i policisë u zhvillua në qytete si Tirana, Shkodra, Elbasani, Divjaka, Prrenjasi e Fieri gjatë mbremjes së të shtunës dhe mëngjesin e së dielës. Ndër personat e ndaluar është edhe Florenc Hoxha, ish-drejtor...
  • Dy të vrarë dhe një i plagosur në atentat

    Vlora është tronditur nga një ngarje e rëndë mesditën e kësaj të diele. Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë. Tre persona po udhëtonin në një makinë kur janë gjetur nën bresherinë e armëve. Si pasojë kanë...
  • Përfshirja e efektivëve në krime të rënda

    Ngjarjet e kohëve të fundit, ku një efektiv i Gardës vrau gruan e tij, apo dyshimi se një efektiv policie në Gruemirë ka ngacmuar seksualisht një të mitur ka vënë në pikëpyetje testin psikologjik që ata kryejnë për t’u bërë pjesë e forcave të rendit. Sipas Sindikatës të Punonjësve...
  • Restaurohet qendra historike

    Qendra e degraduar historike e Vlorës me ndërtesa që datojnë prej shekullit të XIX pritet të kthehet në identitet. Punimet restauruese i inspektoi edhe Kryeminsitri Rama, gjatë qëndrimit në këtë qytet në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Me përfundimin e projektit, Rama tha se perspektiva turistike e zonës...
  • Mbjellja e pemëve, nismës i bashkohen edhe artistë

    Krahas investimeve dhe punës së bërë në infrastrukturë, Parku i Madh i Liqenit vijon të pasurohet çdo ditë e më shumë me pemë të reja, duke u kthyer kështu në një nga hapësirat më të dashura për qytetarët e Tiranës. Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve...
  • Kosova, 11 vjet shtet

    Me aktivitete të ndryshme në Kosovë është shënuar 11 vjetori i Pavarësisë. Parakalimi i ushtrisë për herë të parë me mision ushtarak ishte e veçanta e këtij përvjetori. Ngritja e flamurit shtetëror të Kosovës që në mëngjes ka shënuar nisjen e aktiviteteve për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së...
  • Trump kërcënon me lirimin e xhihadistëve

    Militantët e kapur pas disfatës së Shtetit Islamik në Siri e Irak mund të shndërrohen në një front të ri tensionesh mes aleatëve perëndimorë. Përmes Twitterit, Presidenti Trump paralajmëron se do të lirojë rreth 800 xhihadistë të kapur nga ushtarët amerikanë në territoret e kalifatit, nëse qeveritë e vendeve...
  • Sakrificat e nënës: Djalin 18 muajsh e dërgova me një të panjohur nga Kanadaja në Shqipëri (Video)

    Kur miqtë vijnë nga larg edhe emocionet i sjellin më të forta. Këtë do na e tregojë Aida dhe djali i saj Peter të cilët sapo kanë ardhur nga Kanadaja për të ndarë një histori në studion e “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” në Tv...
  • Identifikohet 40-vjeçari shqiptar që humbi jetën fatalisht në Itali

    Shtypi italian ka publikuar emrin e shqiptarit që humbi jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë. Viktima është Luan Hakrama 40 vjeç , baba i tre fëmijëve. Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC. Përplasja ishte fatale...
  • Shqiptari gjendet i vdekur në Greqi, dyshohet se u vra nga djali

    Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në mes të rrugës në Selanik të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës. Mediat greke raportojnë se viktima dyshohet të jetë vrarë. Për këtë rast policia ka shoqëruar djalin e tij 20-vjeçar. Dyshohet se mes babait dhe djalit ka pasur...
  • Përplasje mes deputetëve të opozitës dhe policisë (Video)

    Teksa janë shoqëruar në polici me dhjetëra persona mes tyre dhe Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës për nxitje të dhunës dhe për dhunim të ambienteve publike, situata mes deputetëve të Partisë Demokratike që kanë shkuar për të takuar protestuesit dhe policëve është tensionuar në ambientet e...
  • “Skenë krimi” vendi i protestës te Kryeministria

    Pas largimit të forcave policore nga godina e Kryeministrisë, mbërritën ekspertët kriminalistë të cilët mblodhën provat e nevojshme për hetimin. Dera e Kryeministrisë, që u kthye në qendrën e sulmit, mbeti e dëmtuar nga goditjet me skela, tulla dhe gurë. Nga mësymja në portën anësore ku u qëllua me...
Emisione