Java e fundit në Kategorinë e Parë, ka dhënë disa nga verdiktet për sezonin 2024/2025. Vora kryesuese dhe Flamurtari i vendit të dytë, kanë siguruar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra vorake ngjitet si kampione, pasi e mbylli në vendin e parë.

Besa e Kavajës nuk ia doli dot të siguronte një nga dy vendet e para dhe do të luajë në “play off” së bashku me Pogradecin, Burrelin dhe Apoloninë. Skuadra që fiton në “play off”, do të luajë me vendin e tetë në Superligë, për një vend mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Lushnja dhe Korabi duhet të kënaqen me mesin e tabelës. Kastrioti dhe Kukësi do të luajnë në “play out” për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë, që do të ishte një dështim i madh.

Më herët, kanë rënë zyrtarisht një kategori më poshtë, Valbona dhe Erzeni.


Rezultatet e javës së fundit:

Vora-Flamurtari 0-1

Valbona-Besa 1-3

Erzeni-Kastrioti 2-2

Kukesi-Burreli 1-2

Korabi-Pogradeci 3-0

Apolonia-Lushnja 0-0


Renditja:

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al