Dy ndeshjet e fundit për javën e 23-të në Kategorinë e Parë, rezervuan surpriza sa i përket rezultateve.

Burreli u mposht 2-1 në shtëpi nga Korabi. Për dibranët kjo është fitorja e dytë radhazi dhe mbajnë vendin e nëntë me 25 pikë, ndërsa matjanët renditen në vendin e katërt me 37 pikë.

Nuk shkuan me shumë se barazimi 1-1 Pogradeci dhe Apolonia, në përballjen mes tyre. Trifoni zhbllokoi rezultatin në minutën e 64-t, ndërsa dy minuta më vonë Pius barazoi për liqenorët.

Me këtë barazim, Pogradeci mban vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Apolonia renditet në vendin e tetë me 29 pikë. 

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al