Tre ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 25-të, nuk prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.
Vora fitoi minimalisht ndaj Kukësit në shtëpi, falë një goli të shënuar nga Ruzgis në minutën e 51-të. Me këtë sukses, skuadra e Arian Bellait mbetet në krye me 63 pikë, ndërsa verilindorët mbajnë vendin e 10-të me 21 pikë.
Fitore regjistroi edhe Besa, që mposhti 2-0 Apoloninë. Për kavajasit shënuan Spahiu në minutën e 65-të dhe Abdullai në minutën e 76-të.
Verdhezinjtë mbeten në vendin e tretë me 52 pikë, ndërsa Apolonia mban vendin e tetë me 30 pikë.
Në sfidën tjetër, Burreli fitoi minimalisht ndaj Kastriotit. Matjanët renditen në vendin e katërt me 41 pikë, 10 më shumë se krutanët e vendit te shtatë.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al