Vora është ngjitur zyrtarisht në elitën e futbollit shqiptar. Triumfi 2-0 ndaj Burrelit në shtëpi, kompletoi një arritje historike për skuadrën e Arian Bellait, dy javë para fundit.

Vora kryeson renditjen në Kategorinë e Parë me 76 pikë, 7 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

Vlonjatët u mposhtën në shtëpi nga Besa me rezultatin 2-0 dhe hapet gara për vendin e dytë të renditjes, që lejon ngjitjen në Superligë. Kavajasit renditen në vendin e tretë me 68 pikë.

Në sfidat e tjera, Apolonia triumfoi 5-1 ndaj Erzenit, ndërsa Pogradeci mposhti 2-1 Valbonën.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al