Diagnozë

Emisioni “Diagnozë” me autore dhe moderatore Freskida Miloti, nga data 1 Shkurt do të transmetohet çdo të shtunë në orën 18:00 në televizionin kombëtar Klan Plus. Ky emision është konceptuar me disa rubrika gjithëpërfshirëse. Në minutat e transmetimit do të ketë intervista me mjekë në studio, pacientë me histori personale, këshilla mjekësore, problematika në fushën e mjekësisë, arritjet dhe zbulimet… Gjithashtu do të ketë të ftuar personazhe publike për të përcjellë mesazhe sensibilizuese dhe një intervistë ndryshe me surpriza. Shëndet i mirë, jetë cilësore!

  • E shtunë ora 18:00, Klan Plus