Gjeniu i Vogël 6

Talent Show

Spektakli më i madh i talenteve të vegjël! 
Atje ku fëmijet maten me të rriturit!
Atje ku nga “i panjohur” bëhesh një “star”!

Një program nga: Pandi Laço, Adrian Hila, Bledar Laço
Prezantuese: Klea Huta

Spektakli i suksesshëm televiziv “GJENIU I VOGËL” – është shndërruar tashmë në një aktivitet mbarëkombëtar, një konkurs madje që i ka kaluar edhe kufijte e Shqipërisë. Gjeniu është spektakli me pjesemarrje nga të gjitha trevat shqiptare, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, e diasporë. Duke e konsideruar si një nga ngjarjet më të mëdha televizive të kohëve të fundit, producentet dhe ideatoret artistike janë të bindur se ai gjithmone arrin të sjellë në vemendje të gjithë publikut talentet e vegjel, interpretimet dhe arritjet e një brezi të tërë në zhvillim, duke arritur të përçojë nëpërmjet tyre një pjesë të mirë të krijimtarisë më të suksesshme muzikore botërore dhe shqiptare. Programi natyrisht që konceptohet mbi bazën e konkurimit të drejtpërdrejtë, ku të gjithë fëmijët sfidojnë njëri-tjetrin. Ata gjykohen nga një juri profesioniste, por edhe prej teleshikuesit e shikuesit në sallë. Formati “GJENIU I VOGËL”, ka qënë në 5 edicionet e mëparshme një sukses i pamohueshem televiziv, një spektakël krejt orgjinal i cili fillimet e tij i ka para formateve të ngjashme të Rai-t apo mediasetit “Ti lascio una canzone” dhe “Io canto”. “Gjeniu i Vogël” filloi si një talent show që solli në ekran interpretues më të vegjël të këngës, madje edhe talentet e baletit dhe instrumentistët e jashtezakonshëm të kësaj moshe. Fakti që Gjeniu u rrit si program nga vitit në vit, si përsa i përket audiences ashtu dhe nivelit shumë të lartë të interpretuesve, tregoi interesin e pafund ndaj këtij programi nga të gjithë. Tashmë kanë kaluar disa vite nga Gjeniu i parë dhe një pjesë e ish-fëmijëve të Gjeniut sot janë këngëtarë të afirmuar, si psh: Olta Boka (Pjesëmarrëse edhe në Eurosong), Kejsi Tola (pjesëmarrëse në Eurosong), Dorina Garuci, Gerta Mahmutaj, Greta Koci, Vesa Smolica, etj që kanë marrë pjesë në Festivale të mëdhenj të këngës, në “Kënga Magjike”, “Top fest”, “X-Factor Albania”. “GJENIU I VOGËL” është ideuar nga një staf artistik i përbërë nga autorë të njohur të krijimtarisë së spektakleve televizive, nga autorët më të sukseshëm dhe produktiv të Spektakleve të mëdha të TV KLAN skenaristi dhe moderatori Pandi Laço, kompozitori e orkestruesi Adrian Hila dhe regjisori Bledar Laço, si gjithmonë nën skenën e magjishme të skenografit italian të Sanremos, Gaetano Castelli.

  • 2014-2015