KENGA IME

Show – Festival LIVE nga Teatri i RTVKLAN
Nje show apo kompeticion muzikor?
Nje spektakel apo festival?
Eventi me I ri I RTVKLAN!
Arena e emrave me te famshem e me te suksesshem!
Projekti artistik qe risjell traditen e vlerat, emocionet dhe atmosferen e jashtezakonshme, perlat e pazevendesuesheme te kenges sone dhe inspirimet me te reja muzikore!
Nga Pandi Laco, Bledar Laco dhe Adrian Hila!
“Kenga Ime”, nje spektakel, nje cikel prej 15 javesh qe vjen si nje format televiziv dhe qe ka si bosht muziken popullore e qytetare. TV Klan ka realizuar disa projekte qe mbeshteten ne muziken popullore por ky projekt ka nje formule tjeter.
Ne thelb eshte formula e festivalit, gares, konkurimit ne dy  nivele – dy kategori. Nje nivel eshte muzika e re popullore, kenga e re e krijuar, nje hit I ri qe artisti kerkon ta hedhe ne tregun muzikor. Niveli I dyte eshte kenga ekzistuese, tradicionale, konkretisht perlat e muzikes popullore qe vijne ne versione gjithashtu te reja nga keta artiste. Cdo artist prezantohet ne kete kompeticion me nje kenge te re dhe me nje kenge te njohur (por version I ri I kenduar).

Te gjithe artistet kendojne 2 kenge secili – dhe nje juri profesionistesh me 4 personazhe vendosin nese artisti do te vazhdoje rrugen e konkurimit me kengen e re apo kengen e njohur.

Nje juri  seleksionuese do te perzgjedhe rreth 64 konkurues  te cilet do te kendojne ne 8 jave (8 kengetare x 8 jave).

64 interpretimet LIVE me pas do te ndahen sipas nje formule 16 kenge x 4 jave.  Gara vazhdon me pas me 32 kenge (16 x 2)  e deri ne finale 16. Kjo eshte formula teknike e kesaj gare.

Persa I perket vleresimit – ne fazen e pare do te jete juria qe do te vendose se cilat kenge kalojne ne fazen e dyte. Me pas do te  jete publiku qe do te vendose per konkurentet  nepermjet  votimeve me sms dhe rrjeteve sociale.

Artistet do te interpretojne Live per ta bere garen ne emocionuese e me interesante. Emrat qe mund te ftohen te marrin pjese ne kete kompeticion jane te shumte. Pjesa me e madhe I perkasin gardes se artisteve me nje “background” te pasur koncertal e televiziv. Por mund te thirren edhe artiste te rinj qe levrojne kete zhaner te muzikes.

Ne fund te spektaklit do te kete dy cmime:
Nje per hit-in e ri me te mire dhe tjetri per interpretimin me te mire.