Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Klan News

Përparime në negociatat SHBA-Ukrainë për fundin e luftës

Brenda dy ditëve negociatat në prapaskenë për një armëpushim të përgjithshëm në Ukrainë kanë dhënë rezultat. Dhe tani Shtetet e Bashkuara thanë se janë optimiste se mund t’i japin fund luftës. Optimizmi u shpreh së pari nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance. Ai foli në Romë teksa takoi për herë të dytë në 24 orë, kryeministren...

8 orë

Festa e Pashkëve, dekorimet në Kroaci

Në Grabovnicë të Kroacisë, mijëra drita vezulluese të vendosura për Pashkë e kanë shndërruar një kopsht të thjeshtë në një vend magjepsës. Me rreth 35,000 dekorime të veçanta ky vend ka tërhequr vizitorë të shumtë gjatë 13 viteve të fundit. Familja Salaj, ideatorët e kopshtit, nuk janë të panjohur për organizime të tilla gjatë periudhave...

8 orë

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të premten e zezë

E premtja para Pashkës, që njihet si e Premtja e Zezë, u kremtua nga besimtaret ortodoksë në të gjithë vendin. Besimtarë të shumtë kanë marrë pjesë ceremoninë e Epitafit të Krishtit që u zhvillua jo vetëm në Tiranë, por edhe në shumë qendra të tjera të vendit. Ata kanë kremtuar këtë ditë me rëndësi, e...

8 orë

Berisha sulmon Ramën: Burracaku i fshihet debatit

Me kapele në kokë me numri 1 që shënjon PD në fletën e votimit, Sali Berisha ka ndaluar pasditen së enjtes në Kamëz ku ka prezantuar kandidatët e koalicionit opozitar për garën e parlamentareve të 11 majit. Pasi ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet do të risë pensionet, kryedemokrati kishte dhe një mesazh për Ramën....

8 orë

Katolikët kremtojnë “Udhën e Kryqit”

Qindra besimtarët katolikë në vigjilje të Pashkëve, zhvilluan procesionin  e “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza”. Një rrugëtim me 14 ndalesa që përkujton mundimet dhe torturat e Jezus Krishtit deri në momentin e kryqëzimit. Procesioni është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj. Imzot Dodaj në këtë të Premte të Madhe bëri...

9 orë

Marash Kumbulla rilind te Espanyol

Aventura te Espanjol ka transformuar totalisht Marash Kumbullën. Mbrojtësi ka dhuruar një performancë të mirë te spanjollët, ku përveçse stabilitetit në prapavijë ka shënuar 2 gola. Në një intervistë për mediat italiane, 25-vjeçari ka pranuar se ende nuk ka vendosur se cila do të jetë etapa e radhës në karrierën e tij. Mbrojtësi ka zbuluar...

9 orë

Trump shenja tërheqje nga tarifat e larta me Kinën

Presidenti i SHBA Donald Trump ka sinjalizuar për një fund të mundshëm të rritjes së tarifave ndërmjet SHBA-së dhe Kinës. “Unë nuk dua që ato të shkojnë më lart, sepse në një moment të caktuar ju arrini atje ku njerëzit nuk blejnë,” u tha Trump gazetarëve në lidhje me tarifat në Shtëpinë e Bardhë. Ai...

9 orë

Sulme të reja të përgjakshme në Ukrainë

Një sulm me raketa ruse në Kharkiv vrau një person dhe plagosi të paktën 74 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë.Sipas autoriteteve sulmi u krye me raketa balistike dhe u shkatërruan ndërtesa banimi, shtëpi dhe një institucion arsimor. Rajoni i Kharkivit në verilindje të Ukrainës është një objektiv i sulmeve të vazhdueshme me raketa, dron dhe bomba ruse. Ukraina ka inteligjencë që...

10 orë

Nis plazhi në Poloni

Banorët dhe vizitorët shijuan motin e ngrohtë në qytetin bregdetar të Sopotit. Fëmijët luanin në det, ndërsa të rriturit shëtisnin përgjatë bregut duke përfituar nga temperaturat e larta të cilat janë të pazakonta për muajin prill. “Ne po lahemi, po ndërtojmë kështjella me rërë, po bëjmë banjo dielli dhe po luajmë futboll”, thotë një banorë...

10 orë

Atentati në Tiranë, dyshime se u ngatërrua objektivi

Kanë marrë një tjetër drejtim hetimet për atentatin me 4 të plagosur në Tiranë. Klan News mëson se policia ka dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër. Hetuesit mendojnë se objektiv ishte gruaja e Roan Brahimit, e cila ka makinë të ngjashme me atë që u qëllua mbrëmjen e të enjtes. Burime për Klan...

Prill 18, 2025