Historia Ime

Programi më i ri, ‘Historia ime’ do të sjellë për shikuesit aktualitet dhe tematika të ditës, investigime që shkojnë përtej lajmeve të kronikave, rrëfime njerëzore dhe të vërteta. Ky format do të ofrojë për publikun histori, të cilat do të identifikohen me problematika dhe tematika të ndryshme. Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në Televizionin Klan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni.

  • E hënë - e premte ora 12:30