Love Story

Nëse e ke pasur vështirë të thuash “Po” deri tani për mijëra arsye, mos të të vijë keq! Nuk ishte koha jote! Tani mund të thuash një “Po” të shumëmerituar. Si princeshat e vërteta! “Love Story” është formati më i ri “Reality Dating Show” në Tv Klan, me autore Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

Një djalë beqar pretendent është në qendër të udhëtimit romantik të dashurisë, ndërsa vajzat pretendente “single” janë ato që do mundohen t’i fitojnë zemrën. Por në fund, ai do të zgjedhë vetëm njerën prej tyre.
Ajo mund t’i thotë “Po”, nëse dashuria është e vertetë, por mund t’i thotë edhe “Jo”, nëse gjatë kësaj përvoje televizive rrugëtimi nuk ka ia përmbushur të gjitha pritshmëritë e “historive romatike”. Nëse ajo e refuzon dhe i thotë “Jo”, automatikisht bëhet pretendente për t’u ulur në fronin e “kandidates beqare”, në sezonin e ardhshëm televiziv.

Famë, sukses apo rrugëtim drejt dashurisë së vërtetë? Pasion, romancë, dashuri, xhelozi, sfidë! Një unazë brilante pret dorën e një vajze me fat! Një kavalier romantik dhe modern kërkon të gjejë dashurinë e jetës në këtë format që do të frymëzojë ndjenjat e vërteta dhe do të zgjojë kuptimin e romancës së vërtetë në shoqërinë shqiptare. Merr pjesë edhe ti! Ndryshoje jetën sentimentale dhe jeto një aventurë televizive që do të të falë famë dhe sukses! Është koha digjitale! Koha e dashurive të mëdha në sytë e të gjithëve! Pjesëmarrja në një format si ky, përveç emocionit dhe lumturisë, mund të të ndryshojë përgjithmonë jetën!

Ndiqe dashurinë në këtë format dhe jetoje lumturinë me të gjithë publikun! Është koha jote! Është tani!

  • E hënë ora 20:15