Për herë të parë në Bibliotekën e Vjetër në Kolegjin Trinity të Irlandës janë vendosur katër buste femrash. Deri më tani në një nga bibliotekat më të njohura në botë kishte pasur vetëm buste burrash të zbukuruara. Ceremonia për zbulimin e këtyre busteve ishte magjike.

Figurat e paraqitura në buste janë:

1. Ada Lovelace , matematikanja, shkrimtarja dhe programuesja e parë kompjuterike

2.Mary Wollstonecraft, autore e librit legjendar ” Njohja e të drejtave të gruas “

3.Rosalind Franklin, një shkencëtare e dalluar në studimin e strukturave të ADN-së dhe ARN-së

4. Augusta Gregory, dramaturge, themeluese e “Teatrit Abbey” dhe folkloriste, e cila popullarizoi traditën mitologjike irlandeze.

Dekani i “Trinity”,  Dr. Mary McAleese komentoi se diversiteti dhe përfshirja gjinore ka qenë e ngadaltë në biblikotekën e famshme. 

“Ne jemi brezi me fat që dëshmojmë ndryshimet, për të parë gra të mëdha të marrin respektin dhe njohjen që meritojnë “, tha ai.

Kjo bibliotekë është thuajse 500-vjeçare dhe ka brenda saj veç skulpturave, më shumë se 4 milionë libra./tvklan.al

Shihni momentin e zbulimit të busteve: