Pas Napolit dhe Interit, Atalanta është skuadra e radhës në Itali, që thuajse ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Bergamaskët mbajnë vendin e tretë në renditje me 68 pikë të grumbulluara, plot 5 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, kur kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur, skuadra e Gasperinit duket e sigurt në Champions.

Megjithatë gara më ë ashpër është për vendin e katërt. Janë plot katër ekipe që luftojnë për vendin e fundit që dërgon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Juventusi, Roma dhe Lazio ndodhen në kuotën e 63 pikëve, ndërsa Bologna ndjek me një pikë më pak.

Një sprint final dhe emocionues në Serinë A, me javën e ardhshme që rezervon përballje delikate, si Lazio-Juventus dhe Atalanta-Roma. Gjithashtu, të Premten Bologna sfidon Milanin.

Java e 37-të është gjithashtu spektakolare me ndeshje si Fiorentina-Bologna, Inter-Lazio dhe Roma-Milan.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al