Katër finale në dy vite, ecuri që vështirë se mund të thyhet. Vincenzo Italiano është një trajner që vendos rekorde, pasi në harkun e 24 muajve ka provuar finalen me dy skuadra të ndryshme, tre herë me Fiorentinën dhe tashmë me Bolonjën.
Askush më mirë se ai në Itali nuk ka arritur rezultatet e Kupës në dy vitet e fundit, por në fund nuk ka arritur të ngrejë kurrë një trofe. Një lloj mallkimi që duket qartë se trajneri kuqeblu dëshiron ta përfundojë më 14 Maj në Romë, kundër një Milani tashmë të mposhtur në kampionat dhe do të takohet pak ditë para aktit final në “Olimpico”.
Viti 2023 ishte i mrekullueshëm dhe i mallkuar: fillimisht humbja ndaj Interit në finalen e Kupës së Italisë, më pas ajo në Conference League kundër West Ham. Vjolët u dorëzuan sërish në finalen e Conference-s ndaj Olympiacos.
Këtë herë ai ka siguruar për të luajtur për një trofe me Bolonjan dhe mbetet të presim nëse Italiano do të jetë në gjendje të thyejë tabunë. Rekordi i finaleve të luajtura dhe ai i të humburave mund të jetë shumë i shkurtër, duke nisur nga ajo e ardhshmja.
Klan News