Ndeshja mes Bayern Munich dhe Borussia Dormtund, nuk prodhoi fitues pasi u mbyll në barazim 2-2.
Një ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar në Bundesligë, me ekipet që u detyruan të ndajnë nga një pikë mes tyre.
Verdhezinjtë zhbllokuan takimin me Beier në minutën e 48-të, por vendasit përmbysën gjithçka në pak kohë, falë golave të Guerreiro në minutën e 65-të dhe Gnabry në minutën e 69-të.
Në minutën e 75-të, ishte Anton që barazoi shifrat në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja.
Me këtë barazim, bavarezët mbeten në krye me 69 pikë, ndërsa Dortmund renditet në vendin e tetë me 42 pikë. /tvklan.al