Një mjek britanik në pension i cili u kthye në krye të detyrës për të ndihmuar kolegët në luftën kundër koronavirusit, ka humbur jetën pasi u infektua.

Për fat të keq ai u bë mjeku i katërt në Angli që humb jetën nga koronavirusi.

Alfa Saadu, 68 vjeç, ishte rikthyer në punë në Spitalin Memorial të Mbretëreshës Victoria në Welwyn, Hertfordshire, pas 4 vitesh në pension, me një karrierë 40-vjeçare.

Po ashtu kanë humbur edhe tre mjekët e tjerë, 76, 55 dhe 63 vjeç. Deri më tani në Britani janë regjistruar 1,789 viktima nga koronavirusi. /tvklan.al