Katër mundësit e shquar dekorohen me titullin “Mjeshtër i Madh”

Moment nga ceremonia në Presidencë


Katër mundësit e shquar dekorohen me titullin “Mjeshtër i Madh”

13:08 24/01/2021

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot katër mundësit e shquar Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh’’.

Mundësit e kanë marrë këtë titull “për veprimtarinë e shquar në sportin e mundjes së lirë, sportist i Klubit sportiv ‘Teuta’ dhe Ekipit Kombëtar. Sportist kampion dhe trajner i rezultateve në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Meta në seremoninë e mbajtur në presidence theksoi se katër mundësit janë vlerësuar për rezultatet e tyre dinjitoze qw kanë bërë histori në sportin e mundjes, brenda dhe jashtë vendit.

Mjeshtra si Fuat Brahja, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi, na kanë dhuruar emocione e rezultate, me të cilat gjithmonë ndjehemi krenarë”, tha kreu i shtetit./tvklan.al






Të ngjashme