Katër persona janë dënuar në Brazil më 11 Dhjetor për vdekjen e 242 njerëzve, të cilët vdiqën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në vitin 2013.

Zjarri shpërtheu gjatë përformancës së një bendi në klubin, Kiss, në qytetin jugor Santa Maria si pasojë e fishekzjarrëve që u përdorën.

Një pjesë e madhe e njerëzve që ndodheshin në klub kishin vdekur si pasojë e panikut derisa tentonin të dilnin nga aty.

Shumica e të vdekurve ishin me moshë 17-30 vjeç. Më shumë se 600 persona u lënduan si pasojë e zjarrit.

Gjykata për këtë ngjarje shpalli fajtorë dy pronarët e klubit dhe dy anëtarët e grupit muzikor. Ata u shpallën fajtorë për vrasje dhe tentim vrasje. Dy anëtarët e grupit u dënuan me nga 18 vjet burgim.

Gjatë gjykimit dëshmuan 14 të mbijetuar dhe 19 dëshmitarë të tjerë.

Fatkeqësia, çoi në rishikim të rregulloreve të sigurisë në klubet e natës dhe vende të ngjashme në gjithë Brazilin. /REL