Katër të vrarë nga të shtënat me armë në lokal

Katër të vrarë nga të shtënat me armë në lokal

14:34 06/10/2019

SHBA – Katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një lokal.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Kansas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane raportojnë se një person kishte hapur zjarr brenda lokalit.

Ndërsa policia tha se i dyshuari ishte një burrë, i cili është në arrati. Dyshohet se ai ka përdorur një pistoletë duke lënë të vrarë katër persona. Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta, ndërkohë që hetimet po vijojnë.

Kjo ngjarje vjen dy javë pas të shtënave me armë në Teksas, ku mbetën të vrarë 44 vetë. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori