Qindra besimtarët katolikë në vigjilje të Pashkëve, zhvilluan procesionin  e “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza”. Një rrugëtim me 14 ndalesa që përkujton mundimet dhe torturat e Jezus Krishtit deri në momentin e kryqëzimit.

Procesioni është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj. Imzot Dodaj në këtë të Premte të Madhe bëri thirrje për reflektim dhe solidaritet.

Të dielën besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij. Në këtë vit jubilar, Pashkët festohen në të njëjtën ditë si për katolikët dhe ortodoksët, të dielën më 20 Prill.

Klan News