Hiti “Dark Horse” me muzikë të kopjuar

Hiti “Dark Horse” i Katy Perry-t është një këngë e kopjuar. Vendimi në dëm të yllit amerikan të muzikës erdhi nga një gjykatë në Los Angeles që vendosi muzika e këngës së vitit 2014 është identike me “Joyful Noise”, e kënduar nga reperi Marcus “Flame” Gray.

Katy Perry mohoi kategorikisht akuzat për plagjiaturë duke deklaruar se nuk e kishte dëgjuar kurrë këngën krijuar 5 vjet përpara “Dark Horse”. Avokatët e këngëtares thanë përpara gjykatës se ritmi i të dy këngëve ishte i ngjashëm, por i përgjithshëm. Megjithatë drejtësia amerikane do të vendosë për dëmshpërblimin që Katy Perry duhet t’i paguajë reperit “Flame”.

“Dark Horse” ishte e para këngë e një këngëtareje që kishte arritur një miliard klikime në YouTube. Në vitin 2015 Katy Perry performoi me këtë këngë në ngjarjen kryesore sportive në SHBA, finalen Super Bowl-it.

Tv Klan