Me Orlando Bloom-in dhe vazjën e tyre Daisyn

Katy Perry është shndërruar në një super-mami pas lindjes së vajzës së saj Daisy me aktorin e famshëm Orlando Bloom. Çifti i famshëm hollivudian është parë këtë javë duke kaluar kohë me vajzën e tyre 6 muajshe në një nga plazhet e Havait, shkruan The Sun.

Këngëtarja dukej tejet e relaksuar teksa kishte veshur rroba banje të cilat i vinin në pah format e saj trupore të mira edhe pas lindjes. Ajo dukej shumë kënaqur derisa po shijonte detin me familjen e saj pasi gjatë gjithë kohës po buzëqeshte.

Ndërkohë edhe aktori i filmit të famshëm “Pirates of the Caribbean”, 44 vjeçari Orlando Bloom po kënaqej në shoqërinë e gruas dhe vajzës së tij. Këngëtarja Katy Perry vjen nga një martesë e dështuar me moderatorin Russell Brand, 41 vjeç, martesë që zgjati nga Tetori i vitit 2010 deri në Dhjetor të vitit 2011.

Kurse Orlando Bloom është divorcuar nga modelja Miranda Kerr, me të cilën ka një fëmijë, tashmë 5 vjeç.

Klan News