Këngëtarja Katy Perry ka zbuluar së fundmi zakonin më të bezdisshëm të të fejuarit të saj Orlando Bloom. Në emisionin e mëngjesit të Heart Radio ajo tha se aktori  është i fiksuar pas pastrimit të dhëmbëve me fill dentar dhe shpesh  i harron ato nëpër shtëpi, duke përfshirë pranë shtratit të saj.

Atij i pëlqen të përdorë fill dentar, gjë që falënderoj Zotin sepse disa partnerë nuk e bëjnë dhe është e neveritshme dhe ai ka dhëmbë të shkëlqyer. Por ai e lë fillin, kudo! Në anë të shtratit tim, në makinë dhe në tryezën e kuzhinës, më duket se ka kosha kudo.” – u shpreh ajo.

Dhe kur u pyet se çfarë dhurate mori për ditëlindjen e tij të 45-të, Katy bëri shaka duke thënë se fëmija i tyre  ishte dhurata më e madhe që i ka dhënë. Katy i përshkroi Krishtlindjet e vitit 2021 si të preferuarat e saj, sepse ajo mund t’i kalonte me vajzën e tyre 16 muajshe Daisy Dove.

Klan News