Përplasja me një automjet i ka kushtuar jetën një personi mbrëmjen e së martës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Kavajës, raporton ABC News.

Mësohet se viktima është 35-vjeçari me iniciale S.B.,  i cili ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur për vdekje nga makina.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Informacioni paraprak i Policisë Kavajë:

Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij. 

/tvklan.al