Puthet në publik me partneren e re, Julia Fox

Pasi ish-bashkëshortja Kim Kardashian i refuzoi ribashkimin, reperi Kanye West po i jep gaz lidhjes me aktoren italo-amerikane Julia Fox. Ata nuk po e fshehin më lidhjen e tyre, mafie në objektivin e paparacëve ka rënë puthja e tyre e parë në publik gjatë një mbrëmjeje në Nju Jork.

31-vjeçarja ka shprehur në intervistat më herët gjatë këtij muaji, simpatinë për reperin 44-vjeçar që preferon të quhet Ji. Ajo e ka konsideruar atë Gjeni, ndërsa është shprehur se ishte shumë e kënaqur që e kishte pranë.

Megjithatë, në mediat rozë qarkullojnë fjalët se këtë marrëdhënie, West e ka nisur për të bërë xheloze Kim Kardashianin, e cila në të vërtetë është duke shijuar prej disa muajsh romancën me partnerin e ri të saj, 13 vite më të ri komedianin Pit Davidson.

Tv Klan