Qyterarët kanë denoncuar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al një fenomen shqetësues që sipas tyre po ndodh prej disa ditësh.

Këto pamje na vijnë nga zona prapa “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku disa persona bllokojnë rrugët e lagjes me kazanët e plehrave.

Sikurse shihet në video, koshat e mbeturinave lihen në rrugë dhe më pas u është vendosur zjarri.

Banorët thonë se kanë lajmëruar policinë, por shprehen se kjo situatë përsëritet çdo mbrëmje prej disa ditësh duke u krijuar atyre shqetësim. /tvklan.al