Mosha mbetet thjeshtë një numër për Kazuyoshi Miura. Japonezi ka vendosur për të vijuar karrierën në botën e futbollit, duke mos e menduar asnjëherë pensionimin.
Miura do të festojë ditëlindjen e tij të 58 në shkurtin e vitit të ardhshëm, teksa ai synon të luajë sezonin e ardhshëm për një klub japonez të kategorisë së katërt .
Ky do të jetë sezoni i tij i 40-të duke luajtur futboll profesionist. Miura konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i vjetër aktiv. Ai shënoi 55 gola në 89 ndeshje dhe ishte një yll me ekipin kombëtar të Japonisë në vitet 1990.
Ai ka luajtur profesionalisht në Brazil, Itali, Kroaci, Australi dhe Portugali. Ai debutoi në vitin 1986 me klubin brazilian Santos, një ekip i bërë i famshëm nga ylli brazilian Pelé dhe Neymar.
Klan News